RRETH NESH

alb pharm

'ALB - Pharm' SH.P.K. është themeluar në vitin 2017, si shitës me shumicë i produkteve dhe pajisjeve medicinale. 'ALB - Pharm' SH.P.K., është e pajisur me Autorizim të Importit dhe Autorizim të Marketingut të lëshuar nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

'ALB - Pharm' SH.P.K. aktualisht distribuon produkte farmaceutike të prodhuesve të njohur në të gjithë botën si: Fresenius Kabi, Aspen Pharma, etj. Gjatë tri viteve të operimeve të biznesit, kompania ka arritur të njihet në treg si një nga shpërndarësit me reputacion të produkteve farmaceutike dhe shtojcave ushqimore në tregun e Kosovës. Kjo u bë e mundur fal angazhimit të një ekipi mjaft të mirë të profesionistëve, të cilët kanë demonstruar se janë të aftë për të shërbyer nevojat e klientëve në zhvillim.

Gjatë muajit Qershor, 2020, 'ALB - Pharm' SH.P.K. ka siguruar të drejtat afatëgjata të distribuimit të autorizuar nga prodhuesi për produktet innovative të kozmetikës të dedikuara rritjes dhe kujdesit të flokëve, të njohura me marken ALMOND HAIR Serum për tregun e Kosovës dhe Shqipërisë.

KONTAKTI