Rënja e flokëve

Rënja e flokëve

Rënja e flokëve është një problem i zakonshëm me të cilin ballafaqohet gati çdo individë në një periudhë të jetës.

Rënja e flokëve, e cila është më e shpesht tek meshkujt, zakonisht fillon në moshën 25 vjeçare dhe prek deri në 70% të meshkujve gjatë jetës së tyre.

Shkalla e rënjes së flokëve varion nga personi në person. Në përgjithësi fillimisht prek kufirin e flokëve me ballin dhe çon në rrallimin e flokëve në pjesën e përparme dhe të sipërme të kokës dhe mund të përparojë derisa të mos ketë flokë në pjesën e sipërme të kokës Kjo humbje e flokëve, e cila paraqet një pjesë të rëndësishme të pamjes sonë, shkakton probleme psiqike të dallueshme përveç atyre fizike.

Floku kalon në fazën e qetësisë dhe sasia e rënjes së flokëve rritet si pasojë e shumë arsyeve përfshirë këtu faktorët e mjedisit, ndotja e ajrit, stresi, lodhja, ushqimi i dobët, sëmundjet kronike, marrja e medikamenteve, shkaktarë hormonal, predispozita gjenetike dhe kemikalet e dëmshme në produktet kozmetike të flokëve.

Nëse paraqitet rritja e rënjes së flokëve dhe personi ndjen që flokët e tij/ saj kanë humbur shëndetin dhe është reduktuar densiteti, kjo tregon që ekziston një problem për renjen e flokëve që duhet të kosiderohet.

Para fillimit të trajtimit, lloji i humbjes së flokëve duhet të ekzaminohet nga mjeku specialist, për shkak se sëmundjet, efektet hormonale dhe metabolike, dhe ushqimi mund të shkaktojnë gjithashtu humbje të flokëve. Nëse nuk eliminohen këto probleme, trajtimi i plotë nuk është i mundur.

Shkaqet e rënjes së flokëve ndahen në dy grupe: të trashëguara dhe të përkohshme.

 

RËNJA E PËRKOHSHME E FLOKËVE

Rënja e zakonshme e flokëve

Normalisht, floku në fazën telogjene, i cili ka përfunduar fazën e zhvillimit dhe është ndarë nga folikuli, bie. Rënia e rreth 100 fijeve të flokëve në ditë kosiderohet si normale. Rënia mbi këtë shifër definohet si ‘problem i rënjes së flokëve’.

Rënja e flokëve gjatë shtatzëniesë dhe lindjes

Në rastet e mungesave enzimatike dhe jo stabilitetit hormonal, folikuli hyn në fazën katagjene dhe rritja e flokut ndalon, kjo rezulton me humbje të flokëve në kohë më të shkurtër se normalisht .Rënja ndalon kur hormonet balancohen. Për shembull, problemi përfundon zakonisht 6 muaj pas lindjes.

Stresi i tepërt

Përkatësisht sëmundjet psikosomatike janë të lidhura me stresin afatëgjatë.Ngjashëm, stresi i shkaktuar tek personi pasojë e për shembull, humbja e një personi të dashur, ndarja nga i dashuri/a, ose humbja e punës mund të çojnë tek problemet e rënjes së flokut (efluviumi telogen). Problemi, i cili zakonisht zhvillohet shpejt varësisht nga personaliteti, mund të zhvillohet edhe ngadal pasojë e çregullimeve afatgjata psikologjike.

Alopecia areata

Alopecia areata, e njohur edhe si tullaci cirkumskript, është problem i përkohshëm i humbjes së flokëve i cili paraqitet në një zonë rrethore me një diametër 2-2.5 cm. Alopecia areate prek meshkujt dhe femrat njejtë pavarësisht moshës. Zhvillohet si rezultat i uljes së rezistencës së organizmit pasojë e stresit të tepërt dhe afatgjatë. Me rikthimin e imunitetit, floku rritet përsëri në zonën e rënjes.

Rënja e flokëve pasojë e produkteve kozmetike dhe përdorimi jo i duhur i tyre

Substancat sintetike të përdorura në produktet kozmetike ose përdorimi jo i duhur i tyre mund të çojë deri te irritimi dhe alergjitë e flokëve dhe skalpit, e cila eventualisht rezulton me rënjen e flokëve. Për shembull, shampot dhe ngjyrat e flokëve, të cilat nuk janë adekuate për tipin e flokëve të personit dhe materialet e substancat e përdorura për të formësuar flokun mund të kenë efekte anësore tek floku.

Rënja e flokëve si pasojë e temperaturës së lartë

Kjo vërehet zakonisht pas një temperature të zgjatur. Ky tip i humbjes së flokut, i cili paraqitet 4-6 javë pas temperatures së lartë, quhet Alopecia postfebrile.

Rënja e flokëve si pasojë e marrjes se medikamenteve

Disa medikamente preparatet për koagulimin e gjakut, antidepresantët, agjentet antihipertensiv, medikamentet kontraceptive, ose dozat e larta të vitaminës A) mund të dëmtojnë folikulat e flokëve dhe çojnë tek rënja e flokëve, sidomos nëse janë përdorur për një kohë të gjatë (alopecia difuze).

Rënja e flokëve si pasojë e sëmundjeve të caktuara

Veçanërisht sëmundjet gjenetike dhe hormonale dhe sëmundjet siç janë AIDS, Lichen planus dhe Folikuliti janë shkaktarë te humbjes së përkohshme të flokëve.

Rënja e flokëve si pasojë e ushqimit të pabalancuar dhe të dobët

Ushqyrja unilaterale mund të çojë deri tek mungesa e proteinave, vitaminave dhe mineraleve. Marrja e pamjaftueshme e hekurit, zinkut, sulfurit, dhe vitaminave të grupit B, të cilat janë posaqërisht të rëndësishme për shëndetin e flokëve, shkaktojnë rënje të flokëve.

RËNJA E TRASHËGUAR E FLOKËVE

Gjatë këtij procesi, tufat e forta të flokëve shndërrohen në flokë të dobëta përmes efektit te hormoneve androgjene, faza e rritjes së flokut shkurtohet dhe aktiviteti i rrënjes së flokut reduktohet dukshëm. Ky lloj i humbjes së flokëve manifestohet nga rrënja e flokëve. Kjo paraqitet së pari ne këndin e ballit, e cila shpesh përcillet me hapësira tullace në kufirin e flokëve me ballin dhe pjesën e sipërme të kokës.

Alopecia androgjene

Alopecia androgjene është e varur nga hormonet mashkullore-androgjene dhe shihet tek personat e pre-dispozuar gjenetikisht pas pubertetit, p.sh. gjatë moshës 20 dhe 30 vjeçare. Ndodh kur flokët tërhiqen prapa kufirit me ballin e cila pasohet nga rrallimi dhe rënja e flokëve në pjesën e sipërme të kokës. Edhe pse kjo gjendje emërohet në shumë mënyra të ndryshme, ajo zakonisht njihet si: Alopecia Androgjene, Alopecia e Modelit Mashkullor, Tullaci i zakonshëm. Mund të shtrihet në të gjithë kokën. Sidoqoftë, shumë të prekur nuk i humbin flokët në zonën pas veshëve dhe qafë. Nuk konsiderohet sëmundje por strukturë karakteristike e burrave.

Alopecia androgjene paraqitet gjithashtu edhe tek femrat por në formë të ndryshme nga ajo e meshkujve.

Si meshkujt dhe femrat bartin hormonet androgjene. Pasiqë këto hormone janë prezente në çdo individ, shtrohet pyetja pse nuk vie deri tek rënja e flokëve tek të gjithë njësoj. Pos predispozitave gjenetike, pikat pasuese janë gjithashtu të rëndësishme:

  1. Personat me alopeci androgjene kanë më shumë receptorë androgjen në flokët e tyre. Edhe pse hormonet janë në nivele normale, kanë efekt të dukshëm në flokë pasiqë ekzistojnë shumë receptorë që lidhen për ta.
  2. Receptorët e personave me alopeci androgjene janë më të ndjeshëm.
  3. Aktiviteti i enzimës Alfa-5-reduktaza është më i lartë te personat me alopeci androgjene.

Pas pubertetit, rreth gjysma e meshkujve përballen me alopeci androgjene. Tre faktorë luajnë rol kyç në alopecinë androgjene:

  1. Mosha

Rezistenca e organizmit në përgjithësi bie me moshën. Pasiqë floku është pjesë e organizmit, rezistenca e tij bie me kalimin e viteve. Shkalla e humbjes së flokëve rritet në individët të cilët kanë predispozita gjenetike ndaj saj.

  1. Hormonet

Testosteroni, hormoni seksual mashkullor, shëndrrohet në dihidrotestosteron (DHT) përmes enzimës 5-Alfa-reduktazë. DHT lidhet me receptorët përgjegjës në folikulat e flokëve, duke krijuar kështu një miniaturizim që përshpejton folikulet terminale të flokëve. Si rezultat, flokët terminale fillojnë të duken si flokë të butë. Flokët e dobët, të hollë dhe të pangjyrë (vellus) fillojnë të rriten në folikuj të miniaturizuar. Kur folikulat që vazhdojnë të bëhen më të vegjël ekzaminohen nën një mikroskop, shihet se ato bëhen një mbetje e këllëfit të qelizës dhe kështu, folikuli i flokëve zhduket.

Tek njerëzit me mbindjeshmëri të trashëguar ndaj DHT, kohëzgjatja e fazës së anagjene shkurtohet, gjë që çon në shkurtimin e fazës anagjene në ciklin jetësor të flokëve. Kështu, gjatësia maksimale e arritshme e flokëve gjithashtu zvogëlohet.

  1. 5 – Alpha- reduktaza

5-alfa reduktaza është një enzimë që gjendet në përqendrime të larta në indet riprodhuese të meshkujve, zonën gjenitale dhe në mëlçi. 5- alfa- Reduktaza konverton testosteronin në DHT. Kështu, aktiviteti androgjen i testosteronit rritet. Humbja e flokëve nuk ndodh tek meshkujt me mungesë të enzimës 5-alfa reduktazë.

Enzima 5- Alfa- Reduktazë ka dy izoenzima:

  • Tip I
  • Tip II

Testosteroni mund të tregojë aktivitet në disa qeliza shenjë siç janë muskujt e strijuar, sistemi nervor qendror dhe kockat. Sidoqoftë, ndonjëherë duhet të shndërrohet në DHT për të treguar aktivitetin e tijj. Ky transformim kryhet nga enzima 5-alfa reduktaza që gjendet në citoplazmën qelizore dhe membranën e bërthamës.

Ndërsa testosteroni shndërrohet në androsteron dhe etiokolanolon në mëlçi, dihidrotestosteroni (DHT) shndërrohet në androsteron, androstenedion, androstanolon.

Testosteroni në lëkurën jogjenitale dhe në mëlçi metabolizohet me anë të izoenzimës 5-alfa reduktaza të tipit I ndërsa në indet urogjenitale mashkullore, në lëkurën gjenitale mashkullore dhe femërore metabolizohet me anë të izoenzimës së tipit II. Për më tepër, testosteroni shndërrohet në estradiol nga enzima aromatazë * në mëlçi dhe indin dhjamor.

Efektet e Testosteronit:

  • Zhvillimi i indeve të brendshme gjenitale,
  • Zhvillimi i muskujve të skeletit
  • Eritropoeza.

 

Efektet e Dihidrotestosteronit (DHT):

  • Zhvillimi i indeve gjenitale të jashtme,
  • Zmadhimi i prostatës,
  • Humbja e flokëve.

 

Frenimi i enzimës Alfa-5- Reduktazë: 

Bllokuesit e enzimës 5-alfa reduktazë pengojnë formimin e DHT dhe kështu, procesi i humbjes së flokëve parandalohet paraprakisht. Pas një kohe, flokët e hollë dhe të butë fillojnë të rriten përsëri, të trashen dhe të marrin ngjyrën e vet. Meqenëse rritja e flokëve është një proces i gjatë, efekti gjithashtu pritet të ndodhë të paktën një vit më vonë.

Nga komponimet me origjinë bimore, myricetina me origjinë nga flavonoidet inhibon izoenzimën 5-alfa reduktazë të tipit 1 dhe kemiferoli frenon izoenzimin e tipit 2 të enzimës 5-alfa reduktazë.

Shpeshtësia e alopecisë androgjenetike: 

Është raportuar se pas pubertetit, kufiri i flokëve pakësohet në 94,96% të meshkujve të racës së bardhë dhe rreth 50% e tyre kanë humbje të flokëve në ballë dhe në pjesën e sipërme të kokës.

Simptomat e alopecisë androgjene ndodhin në 30% të meshkujve në moshën 25 vjeç, në 40% të meshkujve në moshën 40 vjeç, dhe në 50% të femrave në moshën 50 vjeçare.

Alopecia Androgjene haset në 20-30% të femrave.

KONTAKTI